Ky djalosh humbi jetën nga një gabim i shpeshtë që bëjnë nënat shqiptare
Historia e kësaj familjeje është bërë virale në rrjetet sociale, për të vetmen arsye: që vdiq si pasojë e një familjari të pavaksinuar.
Për dallim nga të rriturit imunë nga shumica e baktereve dhe viruseve, foshnjet kanë një sistem imunitar të dobët.
Andaj, rekomandohet vaksinimi por gjithashtu edhe mbajtja në distancë e foshnjës karshi personave të pavaksinuar.
Një foshnje 4 muajshe ka ndërruar jetë nga meningjiti, infeksion që e mori nga një person i cili e mbarte virusin dhe nuk ishte vaksinuar.
Djaloshi me inicialet K.S ndërroi jetë më 30 qershor pas etheve dhe temperaturës së lartë! Pas shumë analizave prindërve iu tha se vogëlushi ishte prekur nga meningjiti, një inflamacion i trurit dhe membranave kurrizore.
Çfarë është meningjiti?
Meningjiti është një infeksion bakterial ose viral i lëngjeve që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore, e cila zakonisht shkakton ënjtje, sipas Qendrës për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Simptomat e meningjitit më së shpeshti përfshijnë ethe, dhimbje koke dhe qafë të ngurtë, si dhe vjellje , por foshnjet mund të mos kenë këto simptoma specifike.
Gjithashtu, bakteret që shkaktojnë meningjitin përhapen lehtësisht përmes kollitjes, teshtitjes, puthjeve shkruhet në Klinikën Mayo, prandaj është kaq e rëndësishme të siguroheni që ju dhe fëmija juaj të jeni të vaksinuar.
“Nëse diçka del nga kjo, ne duam që njerëzit të jenë të vetëdijshëm se vaksinat mund të parandalojnë gjëra të tilla,” tha Alex, babai i foshnjes. “Vaksinat nuk janë vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit. Ai ishte vetëm katër muajsh , kështu që me të vërtetë nuk kishte shumë mundësi për t’ia dalë “Mesazhi i fortë iiu dha të gjithë prindërve për të parandaluar të tilla fatkeqësi.