Ndryshime ligjore për marrjen e shtetësisë, Rama: Talentet e rinj në sport e art, pasaportë shqiptare pa mbushur 18 vjeç

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka njoftuar se tashmë ligji për shtetësinë shqiptare mund të merret nga të gjithë talentet e rinj të sportit të lindur jashtë në moshë minorene.

Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë”, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç.

“Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”, thuhet në postimin e Ramës.

Share With:
Translate »
73 Views