Në ditëlindjen e tretë, Rudina Dembacaj dhe ish-partneri organizuan një super festë për të bijën

Ditën e djeshme, vogëlushja e Rudina Dembacajt mbushi plot 3 vite nga ardhja në jetë dhe moderatorja mori vëmendjen e të gjithëve me urimin për të bijën në Instagram.

Ajo kishte pozuar me të voglën dhe ish-bashkëshortin, me të cilin vetëm së fundmi deklaroi se nuk ishin më bashkë.

Të dy u shprehën në llogaritë e tyre në rrjete sociale se nga të gjitha gjërat e botës, Viktorias s’do t’i mungonte asnjëherë dashuria

Në këtë ditë të shënuar, ish-çifti organizoi edhe një festë fantastike për të bijën në restorantin e Rudinës në Tiranë.

Vetë moderatorja ndau me ndjekësit në Instagram momente nga super festa, të cilën e vogla duket se e shijoi pamasë.

“Faleminderit te gjithe te ftuarve,qe lumturuat Viktoria-n!❤️ Ju duam”- shkruan Rudina krahas postimit ku tregon momentet e bukura të ditëlindjes.

“Faleminderit te gjithe te ftuarve,qe lumturuat Viktoria-n!❤️ Ju duam”- shkruan Rudina krahas postimit ku tregon momentet e bukura të ditëlindjes.

Share With:



191 Views