“Sot unë dhe nesër ti”, nisma në ndihmë të fëmijëve të prekur nga tërmeti

“Ka një mesazh për ty”, ditën e sotme ia ka kushtuar hapësirën e saj familjeve të prekura nga tërmeti. Në studio u krijua një atmosferë e ngrohtë feste dhe shprese, për disa nga ata që këto festa po i kalojnë në çadra, apo në ambiente të huaja sepse shtëpia e tyre nuk është më.

Të ftuar fillimisht në studio ishin disa personazhe mjaft të njohur që kanë iniciuar nismën “Sot unë dhe nesër ti”, për t’iu ardhur në ndihmë dhe për të mbështetur për një periudhë 1-vjeçare, disa prej fëmijëve të familjeve të prekura nga tërmeti.

Kjo nismë është ndërmarrë nga Drejtoresha në Ministrinë e Arsimit Linda Pustina së bashku me 4 vajzat e saj; pedagogia në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës Zhaklina Peto; psikologia Denada Toçe së bashku me djalin e saj Samuel; mjekja specializante në maternitetin “”Koço Glozheni” Enxhi Vrapi së bashku me kushërirën e saj Emili dhe pedagogia në Fakultetin e Mjekësisë, Entela Haloci së bashku me dy vajzat e saj.

Linda Pustina: Kjo nismë nisi pas përjetimit që ne patëm për tërmetin e fundit. Duke menduar se sa të stresuar ishin kalamajtë tanë dhe ne vetë bashkë me ta, vetëm për faktin që arritëm ta përjetonim tërmetin. Menduam çfarë do të kalonin ata fëmijë, që nuk kanë më shtëpinë kanë humbur gjithçka, nuk kanë më gjërat e tyre me të cilët luanin çdo ditë dhe menduam se do ishte vërtet  e tmershme ndjesia që ata do kishin. Duke menduar se çfarë mund të bënim në këtë situatë, duke menduar që të gjithë në këtë moment i kanë bërë nga një dhuratë. Ideja që lindi ishte si mund t’i ndihmojmë të paktën për 2020-n këta fëmijë, që të jetojnë disa çaste më të lumtura dhe të ndjejnë dhe një ngrohtësi shtesë nga njerëz që nuk i njohin. E diskutuam së bashku me shoqet, ne jemi grup shoqesh nuk janë vetëm këto shoqe, janë dhe shoqe të tjera që tani nuk janë këtu, por jemi ne që po i përfaqësojmë dhe të gjitha ishin entuziaste për nismën. Menduam që dhurata të konsistonte në një kontribut financiar mujor modest, 4 mijë lekë të reja në muaj për çdo fëmijë dhe secila prej nesh mund të jepte në bazë të dëshirës dhe mundësive që kishte dhe një mbështetje plus për këta fëmijë.

Ardit Gjebrea: Ju nismën si e keni titulluar?

Zhaklina Peto: Ne u menduam shumë për të gjetur një titull që të ishte domethënës, i kuptueshëm nga të gjithë dhe ne e titulluam “Sot unë dhe nesër ti”. Qëllimi i nismës me ndihmën e miqve tanë ishte kuptimi i një rrjeti solidariteti. Në fakt me situatën e tërmetit, e gjithë shoqëria jonë tregoi se ishte solidare. Qëllimi i nismës ka si qëllim, sot kontriboj unë dhe nesër ti.

Ardit Gjebrea: Ju si jeni të organizuar? Mirëprisni anëtarë të tjerë dhe si mund t’ju kontaktojnë që të bëhen pjesë e këtij rrjeti në ndihmë të fëmijëve? Pra këtu bëhet fjalë për fëmijë që ndihmohen nga ana juaj. Ju merrni në patronazh një fëmijë të një familjeje?

Zhaklina Peto: Po, por ky patronazh bëhet në konsensus të plotë me kujdestarët e fëmijëve, që janë prindërit. Ne vetëm në kaq pak ditë kemi mundur të ngremë një ide fillestare dhe kjo ide konsiston në faktin e dhënies së një numri telefoni, për gjithë ata persona që janë në vështirësi ekonomike.

Entela Haloci: Mendova që këta fëmijë kanë nevojë jo vetëm për mbështetjen ekonomike, por edhe për dashuri. Kanë nevojë edhe për kontaktin nga afër, jo vetëm për pjesën e të gjendurit pranë për një moment të caktuar, por edhe mbështetja për një kohë relativisht 1- vjeçare. Besoj se kjo është një specifikë dhe një vlerë e shtuar e kësaj nisme në krahasim me një ndihmë 1-ditore që ne mund t’ju japim këtyre familjeve.

Ardit Gjebrea: Si i keni përzgjedhur familjet?

Linda Pustina: Familjet që ne kemi përzgjedhur dhe që ju do keni sot në studio janë familje krejt rastësore./

Share With:



140 Views