Tuna organizon një ditëlindje ‘jashtëtokësore’ për ditëlindjen e 4-t të Tian, por babi mungoi

Vogëlushi i Tunës dhe Patris Berishës, Tiani ka sot 4 vjetorin e lindjes. Në ditën e tij të veçantë ai ka festuar së bashku me miqtë e tij.

Tuna ka publikuar në rrjete sociale foto nga festa madhështore, ku mbizotëron ngjyra jeshile dhe shumë ‘alienë’. Këngëtarja i ka shoqëruar fotot me një dedikim të veçantë për vogëlushin.

“4 vite jetë, shpresë, dashuri dhe lumturi… pafundësisht gëzime duke parë çdo mëngjes buzëqeshjen tënde, duke ndjerë çdo mëngjes përqafimet më të ngrohta, më të sinqerta marrë ndonjëherë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e parë”, ka shkruar ajo.

Share With:
Translate »
33828 Views