Në nder të figurës së gjyshit, Ledri Vula gdhend tatuazhin më të bukur në trup

Në muajin mars, Ledri Vula humbi njeriun e tij më të shtrenjtë, gjyshin. Lajmin e hidhur e dha vetë reperi përmes një postimi në Instagram, që u preku zemrat  të gjithëve.

“Kurr ma ne prehnin tond gjysh😔”- shkroi reperi përkrah një fotografie me gjyshin e ndjerë.

 

Reperi ka treguar se ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me gjyshin dhe për ta pasur gjithmonë me vete një kujtim të tij, Ledri ka gdhendur në trup një tatuazh. Në krahun e tij, Vula ka bërë tatuazh gurin e mbretit në shah dhe brenda gurit portretin e gjyshit. Dedikim më të bukur se ky nuk mund të kishte, për shkak edhe të gjithë domethënies që mban.

Gjyshi i Ledrit ishte jo pak i njohur për publikun shqiptar, nëpërmjet videove të nipit të tij. Ledri ka ndarë herë pas here në llogarinë e tij në Instagram momente të bukura me gjyshërit e tij, të cilët kanë qenë gjithmonë mbështetësit më të mëdhenj të nipit të tyre.

Edhe partnerja e tij, Sara Hoxha, në një kohë të shkurtër krijoi një lidhje shumë të fortë me gjyshërit e reperit. Në ditën e ndarjes nga jeta të gjyshit të Ledrit, ajo bëri një postim prekës në rrjete sociale.

“Ndihem me fat që pata mundësinë në jetën time të takoja një njeri si ti Gjysh. Që ditën e parë që të kam takuar më ke falë një dashur që sot po më mungon pafund. Gjithmonë e kam thënë që do të isha më e lumtur në qoftë se Ledri bëhet sa gjysma jote. Ty dhe Madhen ju kemi shembull. Jam e lumtur që Poem arriti ta takojë stërgjyshin e saj po aq e trishtuar që nuk mundi të dëgjojë historitë e tua ashtu si unë. Do mbetesh gjithmonë në zemrën tonë”, shkroi Sara në një postim.

Share With:
Translate »
245 Views