Në pishinat e Akuadromit në Tiranë, fëmijët nga familje me vështirësi ekonomike, do hyjnë falas

Janë inauguruar sot pishinat e Akuadromit në Tiranë me garat e notit. Prej 20 vitesh ato ishin nën menaxhimin e një subjekti privat. Herë pas here janë hapur dhe mbyllur. Tashmë kanë kaluar nën menaxhimin e Bashkisë së Tiranës.

Në pishinat e Akuadromit në Tiranë, fëmijët nga familje

Në pishinat e Akuadromit në Tiranë, fëmijët nga familje

Në pishinat e Akuadromit në Tiranë, fëmijët nga familje

I pranishëm në inaugurim ishte kryebashkiaku Veliaj, i cili tha se veç këndit për fëmijët, garave dhe ushtrimit në not, do të ketë edhe një kënd për fëmijët që vijnë nga familje me kushte të vështira ekonomike. Ata do të hyjnë falas. Do të kalojnë ditët e verës në pishina, edhe nëse nuk mund ta frekuentojnë plazhin.

Share With:
Translate »
52 Views