Në pranga “truri” i lojës vetëvrasëse Balena Blu

Një adoleshente është arrestuar nga policia si organizatore globale e lojës vetëvrasëse “Balena Blu”.

17 vjeçarja ruse akuzohet si “truri” pas grupit të vdekjes, i cili ka nxitur dhjetëra fëmijë që të preken nga loja e rëndë e shumë prej tyre kanë vrarë veten.

Ata kërcënonin viktimat se do t’u vrisnin familjarët nëse nuk u bindeshin urdhrave të tyre, duke përfshirë prerjen e damarëve me thikë apo akte të tjera vdekjeprurëse. Një 21 vjeçar është arrestuar gjithashtu pranë Moskës dhe akuzohet se ka nxitur vajzat adoleshente të shkojnë vetëflijimit.

Sipas hetuesve të shtetit rus, “administratori i grupit të vdekjes” është femër dhe ka luajtur vetë fillimisht lojën, por nuk ka përfunduar me vdekjen e vet, duke zgjedhur të bëhet “admin” në vendin vdekjeprurës, për të ndihmuar të tjerët që të kryejnë veprën fatale.

Kolonel Irina Volk, nga Ministria e Brendshme e Rusisë, tha: ‘Ky administrator po dërgonte detyra të veçanta – shpesh kërcënuese për jetën – për secilin prej disa dhjetëra anëtarëve të grupit.

Grupi i vendoste 50 detyra për 50 ditë, që synonin “krijimin e situatave psikologjikisht traumatike”, dhe në fazën përfundimtare kërkohet vetëvrasja.

Kjo përfshinte inkurajimin e tyre për të parë filma horror, duke u zgjuar në mes të natës dhe duke dëmtuar vetveten.

E dyshuara 17 vjeçare u arrestua në rajonin Krai të Khabarovskit në Rusinë jug-lindore.

Share With:
Translate »
619 Views