Tre fëmijë gjejnë një “kokë njeriu” duke luajtur

Policia ka bllokuar rrugën në Belfast, Irlandë pasi fëmijët kanë gjetur një ‘kokë njeriu’ ndërsa po luanin natën e kaluar. Hetimet po vazhdojnë ndërsa forcat kanë kontrolluar zonën e Shankill të qytetit. Koka u gjet pranë një zone pyjore pasi tre djem u dëgjuan duke thënë se kishte sy gri. “Dëgjova ata që thonin se ishte patjetër i vdekur, mund ti shihnin sytë. Më i vogli prej tyre po i tregonte shokëve derisa dëgjuan zhurmë dhe vrapuan për në autobus të frikësuar,” – tha një banor i zonës Belfast. Zëdhënësi i Policisë konfirmoi se zona është rrethuar dhe do të vazhdojnë hetimet derisa të zbulohet dicka. Pranë kësaj ngjarje ndodhet një shkollë, kolegj dhe një supermarket Tesco.

Share With:
Translate »
870 Views