Në pritje të ëmbël, Afërdita Dreshaj tregon barkun e rrumbullakosur

Këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj, Jakub Kindl do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Afërdita është në pritje të një djali, i cili pritet të vijë në jetë në mars të vitit 2021.

Lajmin e bukur e dha vetë ajo pak ditë më parë, me anë të disa postimeve në rrjete sociale. Së fundmi, Afërdita ka treguar për herë të parë barkun teksa ka publikuar një foto në Instastory, në të cilën shfaqet e veshur me një bluzë të shkurtër.

Këngëtarja është në muajt e parë të shtatzënisë dhe barku i rrumbullakosur nuk bie shumë në sy.

Share With:
Translate »
577 Views