Në pritje të ëmbël, nusja e familjes Ndroqi shkëlqen në tapetin e kuq

U kuptua që me shikim të parë, bukuria dhe eleganca e nuses armene të djalit të presidentit të Ora News. Dasma e tij madhështore me Mariam Akopian, sot një nga drejtueset e Ora News, mbushi mediat me lajme shtatorin e kaluar.Mbrëmë, në një tjetër festë të madhe për familjen, 10-vjetorin e Ora News, nuk mund të mungonte fotoja e tyre.

Sigurisht janë veshje të tjera, djali i vogël i çiftit Ndroqi mund të jetë rritur pak sepse është në moshën kur çdo vit dallohet në rritje, por gjithçka tjetër do ishte shumë e ngjashme, nëse nuk do dinim për një ndryshim të madh që pritet të ndodhë. Para pak kohësh, mediat kanë shkruar që nusja armene e familjes, është shtatzënë dhe kjo mund të kuptohet nga fotoja. Ajo ka zgjedhur një fustan që as ia fsheh dhe as ia vë në dukje me shikim të parë shtatzëninë, por nuk duhet shumë për ta pikasur nëse e ke dëgjuar një herë këtë lajm.

Ajo shkëlqen me një fustan të gjatë ngjyrë pudre të ëmbëlsuar nga një nuancë pjepri, e kombinuar në përsosmëri me vjehrrën, e cila gjithashtu duket shumë bukur me zgjedhjen e saj.

Televizioni po rritet në vite, ndërsa familja Ndroqi në numër!

Share With:
Translate »
1191 Views