Vogëlushja që i “vodhi” kokoshkat princit (video)

Princ Harry u bë me një shoqe të re teksa po ndiqte një ndeshje volejbolli ditën e djeshme, por fatkeqësisht për të, asaj i interesonin vetëm kokoshkat e tij. Emily Henson pati fatin të ulej në karrigen ngjitur me atë të princit të Anglisë dhe kjo gjë i rezultoi mjaft fitimprurëse. Teksa Harry ishte i përfshirë në diskutim, 2 vjeçarja “vidhte” kokoshka nga pakoja e tij. Kjo gjë zgjati për dy minuta derisa Harry e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe e largoi pakon nga vajza e vogël, për shaka sigurisht. Më pas princi filoi të argëtontë Emilin duke bërë fytyra qesharake dhe duke i ndarë bashkë kokoshkat. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
2695 Views