Në shkollë si të tjerët. Historia e Belkisës që do muzikën dhe vallen

“Unë jam Belkisa, jam 7 vjeç, në klasën e dytë. Unë mësoj piano dhe kërcej valle popullore”.

Lënda e preferuar e Belkisës është matematika. Për të shifrat janë më të thjeshta sesa fjalët. Mësuesja kujdestare punon me 7-vjeçaren prej dy vitesh dhe thotë se e njeh mirë. Po për të pasur këtë marrëdhënia që ato të dyja kanë sot i është dashur shumë punë.

“Belkisa u ambientua goxha mirë, sot them që është si fëmijët e tjerë. Megjithatë me këtë numër nxënësish, me 32 në klasë është e vështirë sepse ajo do vëmendjen e saj. Duhet mësuesi ndihmës jo për 1 apo për 2 orë”, thotë Mësuesja Leida Çurçja.

Nëse për mësuesen kjo është një ngarkesë e shtuar, për familjen, të rriturit e një fëmije me sindromën down është jo vetëm kosto shpirtërore mes paragjykimesh dhe mospranimesh nga shoqëria, por edhe kosto financiare.

“100 mijë lekë nuk dalin për asgjë. Maksimumi Belkisa kërkon në muaj 300 mijë lekë. Me çfarë t’i përballoj unë këto, kur shteti s’më jep një mësues mbështetës?”, thotë Enkelejda Pillati, e ëma e Belkisës.

/ Top Channel 

Share With:
Translate »
711 Views