Rudina Magjistari tregon arsyen pse nuk e nxjerr asnjëherë Mian në publik

Në ditën e parë të shkollës, shumë prindër, personazhe të njohur, kanë postuar në rrjetet sociale foto me fëmijët e tyre për të uruar një vit të ri të mbarë për të gjithë fëmijët. Mes shumë emrave të njohur, si Fiori Dardha, Julka Gramo, Gent Zenelaj, Julian Deda, Nisida Knezi etj. urimin për një vit të mbarë e postoi edhe moderatorja e Tv Klan, Rudina Magjistari, por ndryshe nga të parët, ajo nuk e poston asnjëherë portretin e së bijës.

Mia, vajza e saj, për pak javë feston 2-vjetorin e lindjes, por Rudina nuk ka ndër mend të postojë një foto të saj edhe për shumë vite të tjera. Të paktën, derisa Mia të dojë vetë.   

Kështu ka thënë sot, moderatorja e njohur, pas një bisede në studio me gazetarët Eraldo Rexho dhe Adela Xhamani. Ndërsa uruan të gjithë fëmijët për ditën e parë të shkollës, Adela listoi disa personazhe të cilët postuan foto nga profilet e tyre sociale duke nënvizuar edhe faktin që disa prindër janë supersticiozë dhe nuk kanë dëshirë t’i publikojnë fotot e fëmijëve të tyre.

Por Rudina nuk ka të njëjtin mendim. Të paktën, për atë nuk është kjo arsyeja: “Nuk është çështje supersticioni”, – tha ajo duke folur për rastin e saj: “Unë nuk e nxjerr Mian në publik, sepse jam supersticioze. Unë kam një tjetër arsye. Dua që vajza ime të zgjedhë vetë dhe jo ta detyroj unë të jetë personazh i njohur. Kur të rritet edhe pak, le të zgjedhë vetë nëse do t’i pëlqejë të jetë në qendër të vëmendjes ose jo.

 

Vetë Rudinës, në shumë raste, nuk i pëlqen që është personazh i njohur. Por, meqenëse i ka hyrë kësaj rruge dhe ka zgjedhur këtë profesion që nga mosha 15-vjeçare, tanimë nuk ka zgjidhje tjetër, por Mia ka akoma mundësi. Pavarësisht se kur është bashkë me të, vështirë të mos e njohin dhe shohin të gjithë Mian, Rudina gjithsesi këmbëngul se, nëse ajo ecën vetëm në rrugë, njerëzit nuk e njohin. Dhe kështu do të vazhdojë edhe për shumë kohë.

 

Dëshira e madhe e moderatores për udhëtimet është edhe sepse jashtë Shqipërie ndihet më e lirë. Kjo është edhe kënaqësia që merr sa herë gjendet jashtë shtetit: “Por vajzën nuk dua ta detyroj të jetë në këto në këto pozita…” – thotë ajo.

Kështu, edhe për disa vite, portretin e Mias, ëndërrojeni! /Revista Class

Share With:
Translate »
953 Views