‘Në troje të ndarë por në zemër jemi një’, gjesti human i gazetares, strehon familjen e mbetur mes katër rrugëve

“Shqiptarët për shqiptarët” duke ndjekur moton “në troje të ndarë por në zemër jemi një” udhëtoi drejt Shkupit në Maqedoni. Nermini dhe djali i saj, Vehabi, prej 15 vitesh janë endur rrugëve të Shkupit, sa në një shtëpi në tjetrën. Burri iu sëmur në moshë të re dhe për 8 vjet rresht mbeti në shtrat i paralizuar, deri sa një ditë u largua nga kjo botë.  Në moshën 11 vjeçare, Vehabi, mbeti jetim dhe u detyrua të braktisi shkollën e të dalë në treg për të shitur, në mënyrë që të fitojë bukën e gojës, që të ushqente veten dhe nënën. Pas vdekjes së burrit, vuajtjet ed Nerminit shtoheshin pa mbarim.

Vehabi tashmë është 29 vjeç, është i martuar dhe ka dy vajza, përpiqet të punojë, por asnjëherë nuk ka pasur një punë të qëndrueshme dhe të ardhurat që merr janë modeste. Deri më sot ato nuk ia kanë shtrirë dorën kurrkujt edhe pse shpesh herë kanë ngelur edhe pa ngrënë, por sot Nermini nuk mundet më.

Vehabi ka dy vjaza Mualën 6 vjeç dhe Melisën 2 muajsh. Nevoja e tyre për ushqim detyroi nën Nerminin që të mos heshtë më, por të kërkojë ndihmë.

Në banesën e fundit në të cilën kanë jetuar, Familja Veseli nuk mundën të paguanin qiranë dhe dritat për muaj të tërë. Gjashtë muaj qëndruan pa drita, duke u përpjekur të bënin dritë me një bombol gazi, e cila një natë krejt papritur shpërtheu.  Për pak sa nuk ndodhi një tragjedi. Por më e keqja nuk kishte ndodhur, atë natë pronari i shtëpisë i nxjerr jashtë, për shkak të mos pagesës së qerasë. Mbetën mes katër rrugëve.


Nuk dinin ku të shkonin, nuk kishin ku ta kalonin natën, në park bënte shumë ftohtë. Ato orë ankthi asnjë nga pjesëtaret e familjes nuk dëshiron t’i kujtojë. Teksa të tjerët qëndronin në shtëpitë e tyre të ngrohta, ata dridheshin, fëmijët qanin dhe nuk mundeshin t’i ndalnin dot. Në atë natë të vështirë, apo tmerri siç ato e përshkruajnë, iu gjend dikush pranë. Ajo është gazetarja nga Shkupi, Farie Bakiu, e cila i mori nga rruga duke i çuar në një shtëpi me qira, përkohësisht. Por kjo ishte një zgjidhje e momentit, ata sërish rrezikojnë të mbeten jashtë.

Vehabi punon me çka të mundet por të ardhurat janë aq të pakta sa nuk i mjaftojnë as për ushqime. Nerminin, të ëmën e tij  nuk e zë as gjumi, sepse frikësohet se mos përfundojnë në rrugë sërish, e kjo do të ishte e papërballueshme për të. Gazetarja Farie Bakiu punon pranë televizionit shtetëror të Maqedonisë. Ajo tregoi në studion e shqiptarëve se i siguroi familjes  së bashku me një donator modest dy muaj qira, që të mos qëndronin në rrugë.

Ndërsa Ajseri, mamaja e dy vajzave është e sëmurë me anemi të theksuar, shpesh herë i bie të fikët, dhe nuk punon dot, vetëm përpiqet të kujdeset për fëmijët. Ajo e ka të vështirë kur fëmijët kërkojnë e s’ka asgjë për t’u dhënë. Ata janë të vogla dhe krejt të pafajshme, nuk mund ta kuptojnë hallin e prindërve dhe të gjyshes. Ato kanë botën e tyre, e cila në fakt është krejtësisht e zbrazët, edhe pse nuk e shohin.

Share With:
Translate »
859 Views