Nëna detyrohet të ushqejë me gji foshnjen në një ambient të ftohtë për 40 minuta

Një nënë është detyruar që të ushqejë me gji foshnjen e saj në ambientet e ftohta të korridoreve të tualetit të dyqanit Debenhams.

Një anëtar i stafit i tha se mund të përdorë dhomën e zhveshjes së fëmijëve. Por ajo nuk pranoi pasi zbuloi se karrigja ku do ulej ishte shumë pranë tualetit.

Me vajzën 11 muajshe në krahë, Dezrin shkoi ta ushqente vogëlushen Remi jashtë. “Shkova atje dhe kishte dy tualete, një zonë për të ndërruar foshnjen dhe një karrige. Remi po qante dhe kishte një rradhë të madhe femrash që dëshironin ta përdornin,” – tha ajo.

Asaj i kishin thënë se nuk mund të ushqente foshnjen në një tualet tjetër dhe nuk donte ti linte nënat duke pritur pasi do harxhonte rreth 45 minuta kohë. Kështu vendosi të ulej jashtë ku përjetoi një eksperiencë poshtëruese pasi era që vinte ishte tepër e rëndë dhe duhet të ushqente vajzën me gji.

Pasi një anëtar tjetër i stafit të qendrës tregtare e pa, e njoftoi se mund të shkonte në kafe pasi përdoret për ushqyerjen me gji.

Share With:
Translate »
709 Views