Irlanda do të mbajë referendum për abortin

Qeveria e Irlandës ka rënë dakord që në fund të muajit maj të mbajë një referendum për të hequr ose jo një amendament kushtetues për abortet.

Vendimi i qeverisë u mor në orët e vona të së hënës.

Kryeministri i vendit Leo Varadkar tha se votuesit do të pyeten nëse duan ta mbajnë në fuqi amendamentin e tetë të Kushtetutës, apo ta shfuqizojnë atë dhe të autorizojnë Parlamentin të krijojë legjislacion për abortin.

Irlanda, kryesisht e krishterë, ka ndalesën më të rreptë të abortit në Europë. Aborti atje është i ligjshëm vetëm në rastet kur jeta e nënës është në rrezik.

Share With:
Translate »
769 Views