Nëna e Ballistit: “Më mirë i vdekur në Shqipëri sesa t’iu dorëzohet serbëve i gjallë”

Pas vendimit për ektradimin e Ballist Morinës në Serbi nga Gjykata e Dubrovnikut, kanë reaguar dhe familjarët e Ismail Morinës. Nëna e Ismailit, Hyrija në një raportim për “Balkanweb”, ka thënë se “më mirë Ballisti i vdekur në Shqipëri, se sa t’ju dorëzohet serbëve i gjallë”. Më herët reagoi dhe vëllai i tij, Xhevahiri,i cili i kërkoi shtetit që të bllokojë ekstradimin, pasi nëse do të ndodhte diçka e tillë, atëherë do të vetëflijoheshin. “Shteti të ndërhyjë për të bllokuar ekstradimin. Nëse Ismaili ekstradohet ne do të vetëflijohemi. Ky është një vendim i prerë,” tha ai. Ismail Morina ka kërkuar azil politik sot për ti shpëtuar ekstradimit në Serbi, kjo u konfirmua nga avokati i tij.

Share With:
Translate »
1114 Views