Këngëtarja shqiptare bëhet nënë dhe askush nuk e ka ditur shtatzaninë e saj

Na i ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë, por tani nuk mund të na fshihte edhe emocionet e të qenit për herë të parë nënë. Këngëtarja Rezarta Smaja ka ndarë lajmin e mirë me miqtë në rrjetet sociale, ndërsa ka treguar se tashmë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.  Edhe pse nuk ka zbuluar shumë detaje, apo emrin e foshnjës, këngëtarja, e njohur më së shumti në ambientet e muzikës live ka treguar se ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën dëshiron që për momentin ta mbajë larg rrjeteve sociale. “Falenderojmë Zotin që e solli në krahët tona këtë vocrrake shëndosh e mirë. Ju falenderojmë shumë të gjithëve për urimet, që na keni bërë në inbox, apo në profile… Një nga këto ditë do ju prezantojmë me engjëllin tonë të vogël që tani për tani po na mban larg nga rrjetet sociale. Ju përqafoj të gjithëve miq e dashamirës. Me Respekt mami Rezi dhe babi Jetmiri PS.-Për mamin tim – “MOM .. I LOVE U! “, ka shkruar ajo, teksa ka publikuar edhe dorën e vogëlushes.

Share With:
Translate »
1949 Views