Nëna e Cristiano Ronaldo bën zbulimin tronditës për yllin e futbollit

Nëna e Cristiano Ronaldo¸ Dolores Aveiro ka zbuluar se ajo ka dashur që të abortojë yllin e futbollit.

Bota e futbollit duhet ti jetë mirënjohëse nënës së Cristiano Ronaldos, e cila hoqi dorë nga planet e saj për të abortuar superstarin portugez pak më shumë se 33 vite më parë.

Ndërsa futbollisti po përgatitet për finalen e Ligës së Kampioneve të shtunën kundër Liverpulit në Kiev dhe për Kupën e Botës, nëna e tij ka publikuar një libër biogafik.

Në librin e saj të titulluar “Mother’s courage”, Aveiro zbuloi sesi u përpoq që të abortonte CR7 gjatë shtatzanisë së saj.

“Unë kisha 3 fëmijë dhe u përpoqa që ta abortoja por nuk munda. Fatmirësisht, sepse Cristiano ishte yll që më ndriçoi jetën time. Unë dua t’u them grave të mos e bëjnë këtë. Le të mendojnë dhe të luftojnë!”-tha ajo gjatë promovimit të librit në San Paulo. “Gjëja më e bukur që ne kemi janë fëmijët tanë.”

Sipas mediave në Brazil shumë fansa të Cristiano Ronaldos shkuan për të blerë librin dhe morën autografe.

Dolores Aveiro është gjithashtu një fanse e Brazilit: “Është një vend që unë kam pëlqyer gjithmonë. Ata më mirëpritën me krahë të hapura.”

Përveç promovimit të librit, Dolores Aveiro do të hapë një restorant portugez në qershor, në Gramado të Rio Grande do Sul.

Share With:
Translate »
716 Views