Ella Faria dhe Mia Soraya, do të prekeni kur të mësoni ç’kuptim kanë emrat e vajzave të Eminës!

Emina Çunmulaj u bë nënë për herë të dytë, ku dje ndau me ndjekësit lajmin e ardhjes në jetë të vajzës së vogël, Mia Soraya Nazarian.

Na ra në sy fakti se Emina ka zgjedhur 2 emra për vajzat e saj, Ella Faria dhe Mia Soraya. E veçanta e emrave të mesëm të vogëlusheve lidhet me rrënjët familjare. Emina ka zbuluar kohë më parë se Faria është emri i nënës së saj.

Ndërsa tani me pak investigim, kuptuam që Soraya është nëna e bashkëshortit të supermodeles, biznesmenit Sam Nazarian. Bashkëshorti i Eminës është më origjinë iraniano-amerikane, ndërsa supermodelja ka lindur në një familje me origjinë nga trojet shqiptare të Malit të Zi. Ajo është përpjekur
ta mbajë gjithnjë vajzën e parë, Ella-n, në kontakt me origjinën e saj, por edhe me atë të bashkëshortit.

 

Share With:
Translate »
1089 Views