Ditë e rëndësishme dhe plot emocion në familjen Mamaqi

Kaq e patën pushimet. Tani fillon kopshti dhe pak ditë më vonë shkolla. Ami e bëri përshëndetjen me të birin. Joeli i vogël u nis sot për në kopsht. Dita e parë është emocionuese edhe kur ke 10 vjet që arsimohesh. Po këto të fëmijërisë janë më prekëse për prindërit. I përcjellin me një krenari dhe dhimbje të përzierë bashkë. Janë ende të vegjël. Ndonjëherë çanta është më e madhe se vetë ata. Po sërish mbetet diçka e bukur.
Joeli i kombinuar në detaje, u nis. Bleu edhe lule për edukatoren. Suksese Joelit dhe gjithë fëmijëve!

Share With:
Translate »
789 Views