Nëna e Justin Bieber kundër martesës me Baldwin? Ja veprimi që na bën të dyshojmë

Nëna e Justin Bieber duket se nuk është shumë dakord me vendimin e djalit të saj për t’u martuar me modelen Hailey Baldwin.

Të paktën kështu e kanë interpretuar fansat e këngëtarit, faktin që ajo ka fshirë nga bio në Twitter, një deklaratë ku shprehej:

“Po, Justin Bieber është djali im”.

Tani në bio-n e saj shkruhen vetëm dy etiketime: “dashuria triumfon” dhe “ushtria e dahurisë”.

Mediat dhe fansat e Bieber kanë spekuluar se kjo mund të jetë një shenjë e mos miratimit të martesës me Baldwin.

Justin pati një krizë në marrëdhënien me të ëmën në vitin 2015, ndërsa tani ende nuk dihet sesi janë raportet mes tyre.

Share With:
Translate »
608 Views