Nëse keni pyetur veten si nis mëngjesi në familjen Beckham, Victoria zbulon sekretin

Ata janë familja më e famshme në botë, padyshim edhe më të bashkuarit. Bëhet fjalë për familjen e ish-futbollistit David Beckham dhe ikonës së modës Victoria Beckham. Prindër të 3 djemve dhe një vajze, familja e tyre prej vitesh transmeton tek të gjithë imazhin e perfeksionit përmes intervistave, fotove dhe videove që publikojnë në ‘Instagram’.

Pak minuta më parë, Victoria ka ndarë një video shumë të veçantë të njërit prej djemve të saj, i cili paska talent në muzikë njësoj si e ëma. Ajo ka hyrë në dhomën e tij dhe ka arritur të filmojë pak nga momentet kur ai këndon me kitarën në dorë. “Për ata që kanë kërkuar më shumë video. Ja çdo të thotë të zgjohesh në familjen Beckham. E injoroj rrëmujën në dhomë kur e dëgjoj atë të këndojë kaq ëmbël”,-shkruan Victoria. Padyshim çdo nënë do e injoronte rrëmujën në këtë rast!

Share With:
Translate »
586 Views