Nëna e saj e mbajti 18 vite si të ishte e sëmurë, historia rrëqethëse e Gypsy Rose që ka “mbërthyer” rrjetet sociale

Gypsy Rose Blanchard është parë për herë të parë që nga lirimi nga burgu.

Fotografët panë Blanchard duke dalë nga dhoma e saj e hotelit të enjten në Chillicothe, Missouri, së bashku me bashkëshortin Ryan Scott Anderson. Blanchard mund të shihej duke mbajtur çanta me ushqime. Lirimi  i saj vjen tetë vjet pasi ajo u deklarua fajtore për vrasjen e shkallës së dytë të, Dee Dee Blanchard. Ajo vuajti një dënim prej 10 vitesh.

Por si ishte historia e Dee Dee dhe vajzës së saj Gypsy? Nëna e vajzës e mbante atë të shtrirë gjatë gjithë kohës në krevat ose në karrocë me rrota dhe gjithë jetën e saj si e re vogëlushja e kaloi duke u shtirur si e sëmurë. Kur ajo u rrit dhe kuptoi se mund të ecte noralisht, mund të hante normalisht dhe se nuk kishte asnjë sëmundje, nëna filloi ta dhunonte. Askush nuk e kuptoi kurrë të vërtetën mbi to. Shtëpia e tyre ishte shkatërruar nga një uragan dhe komuniteti u organizua për t’ju dhuruar një banesë të re. Në vitin 2015, pasi Dee Dee shkaktoi abuzime me vite të tëra mbi vajzën e saj për shkak të një çrregullimi të rrallë në të cilin një kujdestar ekzagjeron ose shkakton sëmundje tek një fëmijë për vëmendje dhe simpati, e bija thirri të dashurin që njohu online ta vriste.

Vetëm disa ditë para lirimit, Gypsy Blanchard i tha People se ishte penduar që komplotoi me të dashurin e  atëhershëm, Nicholas “Nick” Godejohn, vrasjen e nënës së saj. Nick, një i ri autik i cili vrau Dee Dee në shtëpinë e saj ndërsa Blanchard priste në banjë, mori një dënim të përjetshëm për krimin.

“Askush nuk do të më dëgjojë kurrë të them se jam e lumtur që ajo ka vdeekur ose jam krenare për atë që kam bërë. Më vjen keq çdo ditë,” rrëfeu Gypsi. “Ajo nuk e meritonte këtë. Ajo ishte një grua e sëmurë dhe për fat të keq unë nuk isha aq e arsimuar për ta parë këtë. Ajo meritonte të ishte këtu ku jam unë, ulur në burg.”

Historia e tmerrshme e Blanchard ishte subjekt i një serie Hulu të vitit 2019, The Act, dhe një dokumentari të HBO-së të vitit 2017, Mommy Dead and Dearest. Historia e saj e jetës do të shfaqet sërish në serialin e ardhshëm dokumentar Lifetime, The Prison Confessions of Gypsy Rose Blanchard, premierë më 5 janar.

Share With:
Translate »
70 Views