Nëna lë mënjanë mentalitetin, del në krah të fëmijëve: Do ua jap tokën vajzave

Seanca e ndërmjetësimit të “Shihemi  në Gjyq” mundi të ndryshonte qëndrimin e Shkëndijes ndaj vajzës së saj. Debati i zhvilluar në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se vajzave nuk u takon asgjë nga pasuria e prindërve pati një kthesë të mbarë pas telefonatës me nipin e Shkëndijes.

Vëllai i ndjerë i Shkëndijes e ka lënë si kolateral për një kredi në bankë të cilën nuk e kanë shlyer prej shumë vitesh dhe në dokumente gjendet edhe firma e djalit të tij. ky i fundit mohoi të ketë marrë para, por ndërkohë u vu në dijeni se është ngritur një kallëzim penal për këtë çështje.

Situata e krijuar e ka bërë Shkëndijen të reflektojë për fjalët e saj se “vajza lind në shtëpi të huaj” apo se “duhet të shkojnë te toka e burrit” dhe ajo ka një mendim tjetër.

Eni Çobani: Shkëndije, do të vazhdosh në krah të vajzave apo do të rrish në krah të Klodit?

Shkëndije: Është më e qartë që po të fitohet toka që të më dalë që andej, unë pavarësisht do t’i mbledh fëmijët.

Ardit Gjebrea: Do t’i mbledhësh, do festosh?

Shkëndije: Pavarësisht gjithçkaje them, që kam debate me fëmijët.

Eni Çobani: Ke bërë llafe me fëmijët, po, do ta respektosh ligjin pra, do ta ndash tokën?

Shkëndije: Po pra.

Ardit Gjebrea: Do ta pjesëtosh pasurinë?

Shkëndije: Do t’i mbledh fëmijët.

Ardit Gjebrea: Do t’i mbledhësh  dhe do t’u thuash gocave që do t’ju jap tokën?

Shkëndije: Po.

Ardit Gjebrea: Do ua japësh gocave tokën?

Shkëndije: Po.

Zana: Duhet të dilnim këtu sot që mamaja ime ta pranonte këtë.

Share With:
Translate »
98 Views