“Nënë e vetme edhe pa bashkëshort”, Brisida Shehaj: Fëmija, plan i afërt

Më herët në “Rudina” në Tv Klan, Brisida Shehaj rrëfeu se pavarësisht moshës, ajo vazhdon të jetojë me prindërit. E rritur në një familje që i ka dhuruar shumë dashuri, ajo nuk e anashkalon aspak dëshirën për t’u bërë nënë  në të ardhmen duke lënë të kuptohet kështu, vijimësinë e ndjenjës që e ka shoqëruar. Shehaj shprehej se mëmësia është dëshira e saj e vetme, edhe nëse nuk do të ketë një bashkëshort në krah.

Brisida Shehaj: Është e vetmja dëshirë që kam patur. Sa herë diskutoja me mikeshat e mia të ngushta se thoshin “ti shumë e realizuar, ja i ke të gjitha”, i thosha “ndonjëherë Zoti të jep atë që s’do”. Unë jam nga ato natyra që e kam marrë vendimin për të qenë nënë edhe e vetme, kështu që ndoshta në një të ardhme të afërt  do ta realizoj. Për mua të qenit nënë qëndron përtej një marrëdhënieje. Ajo është një fat që edhe vjen, edhe s’vjen, por t’i heq mundësinë vetes e të qenit nënë nuk kam ndërmend. Shpresoj që të jemi mirë dhe shpresoj që të ndodhë sa më shpejt të bëhem nënë.

Më tej, Shehaj shton se paragjykimet, ofendimet apo fyerjet lidhur me këtë vendim të sajin nuk i hyjnë në sy për sa kohë është personal dhe nuk cenon apo prek askënd.

Share With:
Translate »
30 Views