Nënë në moshën 50-vjeçare, Naomi Campbell: I mirëprita të dy fëmijët përmes një nëne surrogate
Naomi Campbell ka zbuluar për Times në një intervistë se ajo mirëpriti të dy fëmijët e saj nëpërmjet nënave surrogate.
“Ajo është fëmija im”, tha ish-prezantuesja e “Face” në atë kohë pa dhënë asnjë detaj shtesë.
Kur Campbell na prezantoi me vajzën e saj të vogël përmes Instagramit në vitin 2021, ajo shkroi se “një bekim i vogël e i bukur e kishte zgjedhur atë të ishte nëna e saj” dhe e quajti veten “të privilegjuar”.
Kur u bë me djalë ajo e quajti atë “dhuratën e saj të vërtetë nga Zoti” dhe duke thënë se “kurrë nuk ishte vonë për t’u bërë nënë”.
Roli i ri si nënë e ka bërë Campbell “të ketë frikë për të ardhmen”, siç tha për Time.
“Shpresoj për një botë më të mirë për fëmijët e mi. Ata janë 110 për qind prioriteti im. Ne duhet të varemi nga brezi i ri për të ndryshuar këtë botë. Unë u besoj fëmijëve të mi më shumë se ne që të bëjnë gjënë e duhur.”
Para se të bëhej nënë, Campbell ishte e fejuar me rockerin e U2, Adam Clayton dhe biznesmenin Flavio Briatore, dhe romanca e saj e fundit publike ishte me reperin Skepta në vitin 2019.