Neslihan Atagul shtatzënë? Kjo foto po ngre shumë dyshime

Neslihan Atagul është një nga aktoret turke më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Pas rolit të saj në filmin “Dashuri e pafundme” ajo u bë shumë e njohur dhe tashmë shumë nga fansat e saj në Instagram i ka edhe shqiptarë.


Prej disa kohësh ajo është zhvendosur për të jetuar në fshat bashkë më partnerin e saj dhe duket se jeta aty e ka bërë të harrojë rrjetet sociale.

Ka qenë një periudhë heshtjeje kjo për Neslihan dhe si pasojë çdo publikim i saj në Instagram kthehet në lajm.

Pas një kohe të gjatë ajo ka vendosur të hedhë një foto ku duket shumë e natyrale dhe fytyra e saj duket më e mbushur.

Ndoshta kjo është një shenjë që tregon se për Neslihan diçka e bukur po vjen dhe disa prej fansave kanë dyshuar për ndonjë shtatëzani të mundshme.
Madje në foto shihet se ajo i mban duart tek barku.

Share With:
Translate »
905 Views