Batuta dhe shaka, gjyshja e Dojnës së shpejti në televizion

Atë e kemi njohur përmes moderatores Dojna Mema dhe padyshim e kemi adhuruar për faktin se përfaqëson të gjitha gjyshet shqiptare. ‘Gjyshja e Dojnës’ ashtu siç edhe është pagëzuar, është shndërruar padyshim në një personazh.

Përmes videove të shumta që vetë Dojna poston në profilin e saj, gjyshja e saj arriti të fitojë simpatinë e të gjithëve. Ndërsa sot ajo ka edhe llogarinë e saj të instagramit ku edhe poston foto e video mjaft komike. Përgjigjet e sinqerta që të gjithë i dëgjojmë me aq kërshëri janë bërë virale.

Vetë Dojna shumë shpesh tregon se dashuria e fansave për gjyshen e saj është tejet e madhe. Prandaj moderatorja ka vendosur qe t’a sjellë edhe më pranë tyre. Dojna Mema ka treguar se gjyshja e saj do të jetë pjesë e këtij episodi të Pop Culture, e cila përpos batutave tashmë të njohura, do të tregojë po ashtu edhe historinë e dhimbshme të jetës së saj.Të paktën kështu ka bërë të ditur moderatorja simpatike. Me padurim do t’a presim këtë intervistë mjaft interesante.

Share With:
Translate »
434 Views