Nga 1 Janari mbështetje ekonomike për nënat e veja me tre fëmijë

Prej 1 Janarit të vitit që po vjen nënat e veja me 3 ose më shumë fëmijë do të futen në programin e sigurimeve shëndetësore. Kështu bën më dije kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë disa foto në rrjetin social Facebook, teksa ka zhvilluar një vizitë në familjen e Rajmonda Barjamit në Kombinat, nënë e 4 fëmijëve. Rajmonda bën me dije kryeministri,  është mbështetur 100% nga qeveria për transplantin e veshkës.

Për programin e ri të mbështetjes së nënave me shumë fëmijëve të cilave do t’i subvencionohen nga shteti është përcaktuar një fond i veçantë prej 600 milionë lekësh në vitin e parë të zbatimit.

Share With:
Translate »
97 Views