17-vjeçarja pritet me protesta në gjykatë

Me forca policore u soll në Gjykatën e Tetovës e dyshuara për vrasjen e 16-vjeçarit nga Novosella e komunës së Zhelinës. Ajo u dërgua para gjykatësit të procedurës paraprake, kurse nga Policia e Tetovës thonë se po mblidhen dëshmi tjera nëse ka të implikuar të tjerë në këtë rast makabër.

Ardhja e të dyshuarës në Gjykatën e Tetovës ka mobilizuar nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike, ku kishte mësuar viktima, për të protestuar dhe për të kërkuar drejtësi. Në mesin e tyre edhe Fatlumi, shoku i bankës së të ndjerit.

“Ka qenë djalë i respektuar, i rregullt s’ka pasur asnjë problem me askënd, duam drejtësi.”

Nxënësit kërkojnë të zbardhet rasti dhe ngjarje të këtilla të mos përsëriten në të ardhmen.

“Drejtësi për vëllain tonë Beharin, nuk na tronditi vetëm neve por heshtja është bashkëpunim i vrasjes e jo gjithçka mund të falet e sidomos vrasja, vrasjet nuk kanë arsye, vrasësi ka një emër. Ka qene një nxënës i rregullt dhe shembullore për të gjithë ne dhe nuk e kemi pritur se do të përfundojë kështu nga një djalë i rregullt si Behari.”

“Ne si nxënës të shkollës ekonomike kërkojmë drejtësi për shokun tonë e kishim më shumë se shok, ishte një djalë shumë i mirë, nuk e di si ka ndodh rasti por na ka tronditur të gjithëve.”

Ndërkohë sipas avokatit mbrojtës, gjatë marrjes në pyetje, e dyshuara për vrasjen e 16-vjecarit ka mohuar veprën, duke zhvendosur pistën e hetimit edhe tek dy të dyshuar të tjerë, deri tani të paidentifikuar.

Share With:
Translate »
78 Views