Nga Denata Toçe: Ndikimi i personazheve të filmave të animuar tek fëmijët
…filma dhe karikatura për fëmijë në ditët e sotme bazohen në një element agresioni, i cili kundërshton atë që fëmijët mund të mësojnë në shkollë ose në shtëpi…
Pse prindërit i inkurajojnë fëmijët e tyre, sidomos vajzat e tyre të vogla, për të parë Princeshat e Disney apo filma të ngjashëm?
Si fillim, mund të themi se Filmat Disney ofrojnë për fëmijët, mësuesit, edukatorët dhe kujdestarët një hapsirë të vogël frymëmarrje. Ky është një realitet të cilin do të duhet ta pranojmë edhe pse shumë prej profesionistëve mendojnë se nuk duhet të jetë media ajo që do të duhet ta ofrojë këtë “frymëmarrje”. Ndërsa fëmijët janë të zënë për të parë këto filma, prindërit dhe të tjerët mund të kryejnë punë, etj. Por nuk është vetëm ky shkaku. Filmat vizatimor janë ndërtuar nga të rritur për fëmijët dhe në një mënyrë apo tjetrën, sjelljet e tyre ua m’veshim ne. Pra, të rriturit përcaktojnë dhe trashëgojnë modelet apo stereotipet brenda këtyre personazheve. Ideatorët kanë përshkruar vajzën perfekte, princeshën delikate, të virgjër, idealiste, të gjitha këngëtare shumë të mira, me zë të ëmbël si të zanës imagjinare, me krahë dhe trup elegantë, duket sikur plakja nuk vjen kurrë për këto princesha. Kërcejnë në mënyrë ëngjëllore dhe janë të sulmuara thuajse gjithmonë nga një shtrigan nga ku ato dalin fitimtare.
Është interesante të studiohen me vëmendje profesionale të gjitha dinamikat e këtyre përrallave dhe pse fëmijët duan që t’i ngjasojnë këtyre personazheve gjithnjë e më tepër. Ato duan të jenë perfekte dhe prindërt e tyre duan që vajza e tyre t’i ngjasojë asaj princeshës.
Këto filma mund të shikohen si avatazh në një aspekt shumë të rëndësishëm. Disa filma Disney madje mund t’u mësojnë fëmijëve fjalët në gjuhë të huaja. Për më tepër, këto filma përdoren si një mjet social, në të cilin prindërit dhe fëmijët mund të vijnë së bashku për një interes ose veprimtari të përbashkët. Pra, prindërit mund të ulen së bashku me fëmijët të shikojnë filmat e preferuar të fëmijëve.Madje kam dëgjuar se ka prindër që ende janë fansa të disa personazheve të këtyre filmave. Por, po të shikojmë me kujdes dhe t’i referohemi dëshmive të prindërve, filmat me bazë fëmijët janë bërë dukshëm më të dhunshme në vitet e fundit dhe se prindërit kanë rritur sasinë e kohës që lejojnë fëmijët e tyre t’i shikojnë ato.
Në të kaluarën, sikundër edhe e përshkrova në fillim të këtij artikulli, fëmijët shikonin një sasi të kufizuar të filmave të animuar. Shumica e fëmijëve në vitet ’60, ’70 dhe ’80 prireshin të shkonin në kinemave në vende të tjera të europës apo edhe në SHBA.
Futja në lojë e video-regjistruesit, filmat për fëmijë janë më prezentë në shtëpitë tona. Është e rëndësishme të theksohet se një mënyrë jetese pasive ashtu sikundër është shndërruar kjo e jona vitet e sotme, që konsiston në shpenzimin e sasive të mëdha të kohës duke shikuar filma dhe televizion mund të ndikojë në mendimet dhe sjelljet e fëmijës. Nëse një fëmijë i sheh filmat dhe personazhet perfaqësuese të ngjashëmme ata me sjellje dhune, seksuale, dhe / ose jorealiste, ata mund t’i iniciojnë këto imazhe dhe koncepte, të cilat mund të kontribuojnë në veprimin e tyre në shkollë ose në shtëpi.
Sistemet e besimit tek fëmijët dhe adoleshentët ndikohen gjithashtu nga filmat, veçanërisht në mungesë të një sistemi besimi të krijuar tashmë. Shumë herë, filma dhe karikatura të bazuara në fëmijëri në ditët e sotme bazohen në një element agresioni, i cili kundërshton atë që fëmijët mund të mësojnë në shkollë ose në shtëpi. Jo se këto janë domosdoshmërisht shkaku – edhe pse mund të jetënë disa raste – por mund të jenë një faktorë kontribues në mes disave.
E kam të vështirë te mendoj ndonjë fëmijë sot që nuk ka personazhin e tij të preferuar dhe kështu do të duhet të jetë në fakt. Edhe ne si prindër fillojmë dhe i duam këto personazhe po aq sa fëmijët fundja, se mendojnë se në më mënyrë apo tjetrën, ata i përfaqësojnë. Por, do të duhet të tregohemi të mençur dhe vigjilent, që këto personazhe së pari të jenë konform moshës së fëmijës dhe sy dyti, të përfaqësojnë realisht modele sjelljeje të përshtatshme, të cilat nuk i fusin fëmijët në atë vorbullën indoktrinuese, ku përligjen një mori vlerash dhe besimesh të cilat janë të diskutueshme për trendin social sot,
Denata Toçe, psikologe këshillimi.