Nga këshillat e babit tek karaoket në shtëpi me mamin, rrëfehet Anna Gjebrea

Anna Gjebrea ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, ku ka folur më shumë për lidhjen e saj me muzikën dhe të atin, Ardit Gjebrean. Fillimet Annës në muzikë startojnë që kur ajo ka qenë e vogël, por më pas tregon se dalja në “Këngën Magjike” e ka shtyrë më shumë drejt kësaj fushe

“Kam filluar të këndoj shumë e vogël por më pas me babin. Unë kam filluar që të këndoj vetë dhe më pas kemi dalë tek Kënga Magjike dhe më pëlqeu dhe doja të vazhdoja më pas”, tha ajo.

Eksperiencën në Eurovision e konsideroi të paharrueshme dhe tregoi edhe opinionin e të atit.

“Është një eksperiencë e paharrueshme. Para se të dilja në skenë mami ishte në ankth dhe mbaj mend i kam thënë mamit mezi pres të dal në skenë”

“Babit i pëlqeu me të thënë të drejtën. Këshillat që më dha ishin shijoje deri në fund. Dhe unë thashë do e shijoj dhe do bëj më të mirën”.

“Kur të jesh mërzitur”, është kënga e preferuar e Annës nga këngët e babit. Madje tregon se bën dhe karaoke në shtëpi me mamin.

“Mua më pëlqejnë që të gjitha këngët e babit. Më pëlqen “Kur të jesh mërzitur shumë”. E këndoja shpesh me babin e vogël. Bëjmë karaoke çdo ditë me mamin bëjmë, ndërsa babi kur kthehet nga puna bashkohet me ne”, tregoi Anna.

Nga këshillat e babit tek karaoket në shtëpi me mamin, rrëfehet Anna Gjebrea

Share With:
Translate »
128 Views