Ngjarja në Laprakë: Detajet e konfliktit mes Erion Bengës, autorit dhe përfshirja e të miturës

Humbja e jetës së 17-vjeçares Griselda Gjikolaj dhe plagosja e partnerit të saj 23-vjeçar, Erion Benga, tronditi të gjithë banorët e zonës së Laprakës.

Arsyeja e ngjarjes  që ndodhi pasditen e së mërkurës, mësohet se ishte një konflikt me autorët një javë më parë. Sipas “Report Tv”, dyshohet se autorët kanë ngacmuar të miturën.

Ndërsa dje Benga në shoqërinë e dy vajzave, mes tyre edhe viktima kanë qenë në ambientet e një lokali te blloku “Gintash”, kur kanë hasur edhe dy të rinjtë e tjerë me të cilët ishte në konflikt. Pikërisht dy autorët dyshohet se kanë ngacmuar vajzat në tavolinën e Bengës çka ka acaruar tonet mes të rinjve të cilët edhe kanë debatuar me njëri-tjetrin.

Erion Benga largohet më pas nga lokali i shoqëruar nga të dyja vajzat dhe menjëherë pas tyre kanë dalë edhe dy autorët duke i ndjekur nga pas. Benga dhe dy vajzat kanë ecur në drejtim të një rrugice të errët nga ku më pas kanë tentuar të largohen me një automjet tip “Benz E Class”, kur mbi ta është hapur zjarr. Griselda Gjikolaj mori një humbi jetën menjëherë, ndërsa Erion Benga është i plagosur në gjendje të rëndë.

Autori mësohet se është 19-vjeçari me origjinë nga Puka, ndërsa policia ka ushtruar kontrolle në banesën e të dyshuarit.

Në drejtim të automjetit mësohet se është qëlluar katër herë, ndërsa autorët duke përfituar edhe nga errësira, janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.

Share With:
Translate »
1003 Views