Ngjarje e tmerrshme në Kosovë, vritet foshnja e porsalindur, arrestohet nëna

Një foshnje e porsalindur është gjetur pa shenja jete në Gjakovë.
Policia ka konfirmuar se foshnja një ditëshe është gjetur e vdekur, dhe se lidhur me rastin është arrestuar e ëma e viktimës.
Rasti është cilësuar si vrasje nga policia, ndërsa të ëmën e kanë dërguar në mbajtje.

Viktima dhe nëna e saj i takojnë nacionalitetit romë, ndërsa kanë jetuar në rrugën “Dëshmorët e Morinës” në Gjakovë
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i foshnjës është dërguar për obduksion në Mjekësinë ligjore.

“VRASJE
Rr. Dëshmorët e Morinës, Gjakovë 22.03.2018 -15:40 Është gjetur pa shenja jete një foshnje një ditësh. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është arrestuar e dyshuara K-Rome e ëma e viktimës. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje kurse trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi. “ thuhet në raportin e Policsë.

Share With:
Translate »
650 Views