Vila superluksoze e djalit të biznesmenit shqiptar ka brenda kinema, sauna dhe palestër

Ai është djali i një ndër biznesmenëve më të fuqishëm në Shqipëri, por kjo gjë nuk e ka ndaluar atë të dalë jashtë hijes të së atit. Bëhet fjalë për djalin e Irfan Hysenbelliut, Fatmirin jeta e të cilit përflitet pafund në media, për makinat e shtrenjta, pushimet e shumta dhe së fundmi edhe për shtëpinë e tij mahnitëse në kryeqytet. Me anë të disa fotove të postuara në Instagramin e tij, Fatmiri apo Oni siç ka dëshirë ai të njihet nga të gjithë na ka prezantuar disa prej ambjenteve kryesore të banesës. Në storyt e tij shihet se brenda ambjentit banues, Oni ka ndërtuar një kinema, palestër, si dhe një sauna. Shtëpia e ëndrrave apo jo?

Share With:
Translate »
887 Views