Nipi i Bamir Topit mbush 1-vjeç, festa e veçantë dhe të ftuarit VIP

Ditën e sotme ka pasur festë në famijen e biznesmentit të njohur Luan Bregasi dhe ish-Presidentit Bamir Topi. Nipi i tyre Etian ka mbushur 1-vjeç.
Siç dihet, vajza e Topit është martuar me djalin e Bregasit dhe nga kjo martesë ka ardhur në jetë fëmija i tyre i parë.

Në festë ku gjithçka ishte menduar deri në detaje për të qenë e veçantë dhe shumë argëtuese, nuk mungonin edhe miq të rëndësishëm të dy familjeve. Njëri prej tyre është edhe biznesmeni dhe botuesi i suksesshëm Irfan Hysenbelliu, si dhe blogerja e njohur, nusja e djalit të Sali Berishës, Armina Mevlani.

Edhe pse fëmija është shumë i vogël për të kuptuar se sa festë të bukur kishin përgatitur prindërit dhe të dashurit e tij për të, me siguri kur të rritet do ta ketë si një nga kujtimet më të bukura, ditën kur mbushi plot një vit jetë. Ne i urojmë Etianit edhe 100 vite të lumtura bashkë me prindërit dhe familjarët e tij.

 

 

 

Share With:
Translate »
1243 Views