Nipi përlot gjyshen e sëmurë ndërsa i këndon serenatë për 98-vjetorin (video)

Një djalë ka gjetur mënyrën e duhur për të surprizuar gjyshen e tij për 98-vjecorin. Ash Ruiz është këngëtar në Kolorado dhe ka performuar ‘Unforgettable’ për të duke i prekur të gjithë. “Kur isha 8 vjeç, ajo më mësoi ta këdoja sepse ishte e preferuara e saj dhe e këndoja me të cdo vit. Kështu filloi traditë mes nesh,” – tha ai për ABCNews. Gjyshja e tij, Jean duket se ka gjendje të rënduar të shëndetit dhe është përlotur nga momenti i mrekullueshëm. Sipas tij, me këtë këngë ajo kujton cdo cast të bukur që ka kaluar në jetë. Pamjet janë publikuar nga ai në Facebook duke marrë shumë komente për gjestin e mahnitshëm që ka bërë ndaj gjyshes.

Share With:
Translate »
593 Views