Nipi vrau xhaxhanë dhe veten, e afërmja flet mes lotësh: Dëgjova ulërimat, djali…

Vlora u trondit mbrëmjen e sotme nga një krim i dyfishtë në familje. 39-vjeçari, Genci Koreta vrau me armë gjahu xhaxhanë, Jorgji Koreta, 64 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta.

E afërmja e tyre ka treguar mes lotësh se ata nuk kanë pasur kurrë konflikte me njëri-tjetrin.

“Jemi kushërinj. Një fis jemi. Dëgjova dhe erdha. Dëgjova ulërimat e të ëmës. Nuk kanë pasur konflikte. Ka qenë këtu ka pas emigruar më para. Dëgjova të ëmën dhe erdha. Ishte djalë me të gjitha cilësitë. Xhaxhai rrinte në Vlorë me shtëpi. Asnjëherë nuk kemi pasur debate. Djali skuqej kur të fliste me gojë jo më të kishte debate”, ka treguar ajo.

Burimi: “ABC News”

Share With:
Translate »
148 Views