Ofendonte rëndë ish-gruan, institucionet i heqin fëmijët nga duart babait abuzues

Emisioni Stop në Tv Klan iu drejtua Shërbimit Social të Bashkisë Mallakastër për rastin skandaloz të Jetnor Islamajt, i cili ofendonte ish-gruan në sy të 3 fëmijëve.

Fëllënxa Haxhiaj Islamaj kishte marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje dhe babait iu hoq përkohësisht kujdestaria e fëmijëve. Por ky vendim nuk ekzekutohej.

Pëllumb Lamaj, përgjegjësi i Shërbimit Social, shprehet se ekzekutimi i vendimit nuk është bërë, pasi nuk kanë pranuar fëmijët.

Pasi gazetarja e Stop i vendosi në dispozicion videon skandaloze, ku ish-bashkëshorti e quan k*rvë zonjën në sy të fëmijëve, situata ndryshon dhe ai thotë se vendimi do të ekzekutohet.

Së bashku me efektivë të policisë të Mallakastrës, Shërbimin Social dhe përmbaruesin udhëtojmë drejt fshatit, ku ndodhet banesa e burrit dhunues dhe arrijmë të marrim fëmijët, për t’i bashkuar me të ëmën. /tvklan.al

Share With:
Translate »
178 Views