“Nisi si një lojë”, 15-vjeçaret e famshme në “You Tube”, e ëma: Rrjetet sociale i menaxhoj unë

Steisi dhe Eleni Zylfo  dy motrat shqiptare që kanë lindur dhe jetojnë në Modena të Italisë,ishin sot të ftuara në emisionin e  pasdites ”Jeto me Orën”.

Motrat Zylfo treguan për publikun se edhe pse jetojnë në Italia ato kishin shumë dëshirë dhe vendosën që të gjithë videot ti realizojnë në gjuhën shqipe, madje Steisi  ka shumë dëshirë të jetojë në Shqipëri.  Vogëlushet treguan gjithashtu sesi nisi e gjitha.

“Nisi si lojë, pas shkolle kishim kohë të lirë dhe i thoshim mamit duam të bëjmë video derisa në korrik të vitit 2020 krijuam blogun tonë në “You Tube” -u shprehën ato.

Postimet e tyre tashmë kanë grumbulluar mijëra klikime në Youtube.

Një ndër videot e tyre që ka bërë më shumë bujë ishte “Dasma shqiptare”, motrat treguan se ajo video ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe e paharrueshme për to. Përtej suksesit online Eleni dhe Steisi si çdo fëmijë  kanë dëshira për të ardhmen.

Eleni tregoi se do të bëhet një foto-modele dhe aktore ndërkohë Steisi kishte dëshirë të bëhej moderatore në fushën e mediave, Por përtej suksesit online qëndron familja e cila i menaxhon në çdo hap të tyren. Mami i tyre Valbona tregoi është ajo që i menaxhon rrjetet sociale meqenëse vajzat janë ende shumë të vogla.

“I menaxhoj unë pasi në rrjetet sociale ka edhe mesazhe negative që vajzat s’dua që ti lexojnë” -u shpreh Valbona Zylfo. Në përfundim të emisionit motrat inprovizuan një hyrje të shkurtër sikur po bënin një video për blogun e tyre.

Share With:
Translate »
203 Views