Një dhuratë luksoze për Adelinën nga “babi dhe baby”

Diva e muzikës shqiptare Adelina Ismajli është duke shijuar çdo moment si një nënë. Adelina dhe bashkëshorti i saj Vali para disa muajve janë bërë prindër për herë të parë të një djali shumë të ëmbël që e pagëzuan me emrin Uliks. Çdo njeri i pëlqen befasitë e dhuratat. Natyrisht një dhuratë nga personat e dashur të bëjnë të ndihesh shumë mirë. E sot si duket edhe Adelina është befasuar nga më të dashurit e saj, Vali e Uliksi. Adelina ka marr një dhurata të markës së njohur Luobotin. Këtë e ka bërë të ditur vetë Adelina përmes një postimi që ajo ka bërë në profilin e saj në Instagram. “Ai momenti kur babi&baby i bëjnë mamit befasi”, kishte shkruar Adelina por duke mos treguar për çfarë dhurate bëhet fjalë. E fansat e saj i kanë lënë komente të shumta duke thënë se ajo ka merituar një dhuratë të tillë

.uliks

Share With:
Translate »
761 Views