Blue Ivy fle me pizhama dhe me… taka

Beyoncé postoi të hënën një montazh fotosh të vetes në Instagram, ku mbante një kombinim pink dhe blu, por ndërsa veshja e Queen Bey-t dukej e mrekullueshme si gjihmonë,  e bija pesë vjeçe, Blue Ivy, mori gjithë vëmendjen.

Këngëtarja e Lemonade ndau fotot më të këndshme të së bijës që po ecte me këpucët rozë, me xixa, me taka 10 cm para se të bëhej gati për në shtrat. Blue Ivy kishte veshur një palë pizhama rozë dhe këpucët stileto Christian Louboutin Pigalle Follies të mamasë së saj, edhe pse i kishte pak të mëdha.  

Beyoncé i postoi këto foto disa ditë pasi ajo dhe bashkëshorti Jay-Z ndoqën Diamond Ball të Rihanna-s dhe surprizuan kastin  e Broadëay në prapaskenën e  Dear Evan Hansen.

Beyoncé kishte veshur një bluzë me lule Balenciaga Lavalliere, të futur në një palë pantallona po Balenciaga rozë e ndezur dhe takat rozë Louboutin që e bija i ka gjetur lehtë mbrëmjen e së hënës. Këngëtarja kishte zgjedhur për të plotësuar veshjen syze dielli, Illesteva dhe çantë me dizenjo luspash.

 

Share With:
Translate »
836 Views