Një fëmijë i katërt në familje? Florjan Binaj thotë PO madje ka dhe emrin

Flori ishte i përgatitur për pyetjet provokuese të fëmijëve të Piter Panit. Jo vetëm sepse rikthehet për së dyti në spektaklin e fëmijëve, por edhe sepse e ka një mini Piter Pan në shtëpinë e tij, kështu që është i stërvitur. Megjithatë, jo për të gjitha. Babai i 3 fëmijëve; Krena, Glauk dhe Vjosa, Flori na la të kuptonim se do një familje të madhe, madje, pse jo, edhe një fëmijë i katërt.

Vjosa, vajza vetëm 4 muajshe e aktorit të njohur, është pagëzuar me emrin e lumit, edhe sepse Flori ka një histori të lidhur me këtë lum. Por pyetjes së fëmijëve se ç’emër do të kishte një djalë në familjen e tij (Osum, mbase), Flori tha: “Pse jo? Fjala jote në vesh të Perëndisë! Nuk është e thënë që të ketë patjetër emër lumi, mund të jetë emër deti, mali, etj., por me rëndësi është të mos kemi turp t’u vendosim fëmijëve emra shqiptarë.”

Share With:
Translate »
45 Views