Një foto e ëmbël, në familjen e Kim Kardashian mbizotëron dashuria

Një nënë e përkushtuar dhe grua e suksesshme, kështu cilësohet edhe Kim Kardashian. Një prej vajzave më të komentuara në media jo vetëm për pamjen, linjat apo pasurinë e saj por edhe për përkujdesjen që ajo ka ndaj fëmijëve të saj.

Para dy muajsh erdhi në jetë nga një nënë surrogate, vajza e saj e quajtur Chicago. Ajo është shumë e lumutur për të dhe të gjithë e duan vajzën e vogël, pavarësisht se thashethemet negative e komentojnë si një fëmijë të padëshiruaar në familjen e tyre. Kim sapo bëri veprimin që u mbyll gojën të gjithëve, një foto e postuar në profilin e saj në Instagram, dallohet qartë djali i saj, Saint dhe vajza e vogël, Chicago, ai po e puth motrën e tij teksa ajo fle gjumë dhe Kim shkruan:” ai e do shumë motrën e tij”.

Sa të mirë duken bashkë, ata të gjithë e duan vogëlushen, e koha do tregojë më tepër.

Share With:
Translate »
707 Views