Nëna ushqen foshnjën me gji në dhomat e zhveshjes

“ Bëji gjërat që të pëlqejnë t’i bësh me fëmijën tënd afër’. Kjo është motoja e një nënë të re në Kanada. Një foto sociale e përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, e realizuar në dhomat e zhveshjes të një skuadre hockey për femra.
goca
Mes sportistëve është edhe nëna e re, Serah Small, e cila shfrytëzoi momentin për t’i dhënë gji të bijës, një aktivitet i pazakontë ky mes sportisteve në momente pune.

 

Por 24-vjeçarja kanadeze, Serah, një lojtare gjysmë profesioniste hockey, e cila punon edhe si mësuese, prej afro dy muajsh është nënë e së voglës Ellie.

goca-3
Ajo do të bëjë nënën me kohë të plotë, pavarësisht angazhimeve të punës dhe ato sportive me skuadrën e ‘Grovedale Vipers’.

goca-1

Për këtë arsye për të ushqyer vajzën ajo shfrytëzon çdo moment që mundet. Duke folur për CBC, Serah tha, “Si reaguan shoqet e mia? Si të mos ishte asgjë, po bëheshim gati për ndeshjen. Jam krenare për këtë fotografi. Gjoksi nuk është vetëm një objekt seksual, për këtë arsye shoqëria gabon”

Share With:
Translate »
780 Views