Një krem i thjeshtë do të kontrollojë pjellorinë e mashkullit/ femrat nuk mbajnë më të gjithë “barrën” e planifikimit familjar

Deri më tani, metodat mbrojtëse nga shtatzënitë e padëshiruara, kanë qenë të dedikuara vetëm për femrat (veç perzevativit) ! Grave u është ofruar një sërë opsionesh për kontrollin e lindjeve, nga spiralet, implantet, injeksionet, pilulat dhe kështu me radhë.
Duket se kjo përgjegjësi e plotë e grave për planifikimin familjar, do të ndahet edhe mes burrave, pas metodës më të fundit të kontrollit të lindjes krijuar enkas për meshkujt. Bëhet fjalë për një xhel i cili përdoret në mënyrë topike (pra nga jashtë) .
Mund të tingëllojë çuditshëm sesi një krem mund të ndikojë drejtpërdrejtë në pjellorinë e mashkullit, por teknologjia që fshihet pas këtij produkti është novatore dhe e padëgjuar më parë.
Xheli është quajtur NES/T dhe është një kombinim i hormonit Nestorone me testosteronin. Nestorone do të bllokojë testosteronin e prodhuar natyrisht në testikujt e mashkullit, duke ulur aktivitetin e spermës. Ndërkohë, testosteroni në xhel do të shërbejë si një zëvendësues i testosteronit natyral për të eliminuar efekteve anësore si epsh i ulët apo mungesë ereksioni.
Studiuesit po planifikojnë ta testojnë tek 420 çifte dhe vullnetarët meshkuj do të përdorin xhelin për katër deri në 12 javë. Pastaj, ata do të hyjnë në një fazë prove 52 javësh me partnerët e tyre për të provuar sa efektiv do të jetë xheli në parandalimin e shtatzënisë.
Gjinekologët shprehen optimistë për këtë metodë të re mbrojtjeje e mbetet për të parë se sa e suksesshme do të jetë shpikja e radhës.

Share With:
Translate »
690 Views