“Një kupë pastaj një bebe”, Dasara Karaiskaj tregon nëse Mariza është në pritje të ëmbël

Gazetarja Dasara Karaiskaj ka hedhur poshtë thashethemet mbi një shtatzëni të mundshme të mikeshën së saj, këngëtares Mariza Ikonomi. Dasara ishte e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan ditën e sotme ku ka folur mbi këngët e këtij viti në Këngën Magjike. Sipas saj një ndër risitë dhe surprizat ishte edhe kënga e mikeshës së saj Mariza Ikonomi, e cila i dedikohej nënës. Meqenëse ato janë mikesha prej vitesh, moderatorja Rudina Magjistari pyeti mos kjo këngë kishte një mesazh të fshehtë dhe Mariza është në pritjen e ëmbël.

 

Dasara Karaiskaj: Më shkruajti pak më parë dhe më tha “ishallah marr një kupë dhe pastaj një bebe, por do të doja të ishte vajzë”. Të rrini të gjithë të qetë akoma nuk ka asgjë.

Rudina Magjistari: Do jetë për një herë tjetër ky moment.

Dasara Karaiskaj: Mua më jep gjithmonë më të rejat në lidhje me këtë pasi kam 5-6 vjet që e kam me shumë merak që të bëhet mama. Kështu që nuk ka asgjë”.

Për pak orë pritet të jetë nata e dytë gjysmëfinale e “Këngës Magjike” e cila do të mbahet në Pallatin e Kongreseve. Ndërkohë nata e madhe e finales pritet me shumë emocion në datën 26 Nëntor.

Share With:
Translate »
33 Views