Një mbrëmje speciale vetëm për London, Lori publikon foto nga festa që paska qenë e paparë

Mbrëmjen e djeshme në një festë të madhe mes njerëzve më të afërt, London Noor Liço festoi 2-vjetorin e lindjes. Mami Sara dhe babi Ledioni kishin menduar të organizonin një festë të madhe, në një ambient të zbukuruar me tullumbace shumëngjyrëshe. Në festë nuk ka munguar as teze Lori, e cila prej disa muajsh është zhvendosur në Londër, por për ditëlindjen e London nuk është menduar dy herë për të udhëtuar drejt Tiranës.

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ disa fotografi gjatë festës. Në njërën prej tyre shihen  Sara, Ledioni dhe London para tortës së ditëlindjes dhe përkrah fotos Lori ka shkruar: “Familje, Gjithçka”.

Më pas nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, Lori ka treguar se pas festës është nisur sërish për në “shtëpinë e saj të re”, Londër

 

Share With:
Translate »
692 Views